Një Ëndërr Vere Në Velipojë

Kaloni pushime relaksuese me të dashurit tuaj në Hotel Mondiali

Pronoto Dhomë

Highlights

Kontakti

phone_icon +335 695 340 826
mail_icon info@hotelmondiali.com
location_icon Rruga Nr. 6,
4020 Velipoje,
Shkoder,
Albania

Reviews

left_icon
guest_face "Kaluam pushime shumë të këndshme në Hotel Mondiali. Vendndodhja eshte ideale, per 2 min mberrin ne bregdet. Dhoma eshte e paster, komode dhe ofron kushte gatimi, ka edhe një ballkon me pamje nga deti"- Greta M.
guest_face "Very pleasant people and top location. We had a lot of fun in the sea and I love the smell of the pine trees!"- Michael H.
right_icon

Vendndodhja

Zmadho hartën

Rreth nesh

Hotel Mondiali ndodhet vetëm disa hapa nga deti Adriatik dhe ofron ballkone me pamje mahnitëse të bregdetit. Në këtë hotel do të gjeni qetësi, përkujdesje dhe pastërti maksimale. Ajri i freskët i pishave dhe aroma e detit kundërmon në dhomën Tuaj dhe duke u shoqëruar me koncertin e gjinkallave ofrojnë një oaz qetesie, që ju mundëson relaksin e nevojshëm për pushimin Tuaj. Nga ana e pasme e hotelit mund te shijoni shushurimen e gjetheve të pemëve të larta. Dhoma ofron mundësi akomoduese për 4 persona, është e mobiluar dhe me kushte gatimi, ka ballkon me pamje nga deti, frigorifer, televizor, dhe banjo. Direkt para hotelit ndodhet nje minimarket ku mund të kryeni blerjet e përditshme. hotel1
hotel2 Velipoja është një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Shqipëri dhe njihet për rërën me përmbajtje të lartë jodi me veti kuruese, detin e pastër dhe mikëpritjen. Disa nga atraksionet që mund të vizitoni gjatë pushimeve Tuaja në Hotel Mondiali janë: Rana e Hedhun, Laguna e Vilunit, Grykderdhja e Bunës, si dhe Rezervati Natyror Pulaj, i cili ka një shumëllojshmëri bimësh dhe gjallesash, që janë një thesar natyror ndërkombëtar. Përvec kësaj nga Rezervati Pulaj mund të vrojtoni lloje të ndryshme shpendësh.

Ju mirëpresim në Hotel Mondiali Velipojë!
-